Këngëtari i hiteve "Papuqe Gucci", "Yjet nalt", "Je shku", etj, Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është një ndër personazhet më të komentuar në rrjete sociale.

Në shkurt të këtij viti, ai dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Zëri, fotot e të cilit i ndajnë shpesh me ndjekësit në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi, vëmendjen në profilin e tij e ka marrë një postim në Instastory, ku reperi tregon se ka një dhuratë gjigante për veten e tij.

Gjiko ka planifikuar të blejë një jaht të bardhë, fotot e të cilit i ka ndarë me ndjekësit.
"Së shpejti jahti me 900 kuaj fuqi."- shkruan ai krahas fotove.






