Nga Shqipëria / E Enjte 9 Maj 2019, 11:11

Mashkulli që ka zemrën e saj: Ori Nebiaj prezanton partnerin e jetës

Moderatorja e njohur e emisionit "Wake Up", Ori Nebiaj, është një ndër personazhet më të komentuar së fundmi në media për jetën e saj private dhe marrëdhënien me Isli Islamin, marrëdhënie të cilën të dyja palët e kanë mohuar.

Së fundmi, në profilin e saj në Instagram ku numëron mijëra ndjekës, Ori ka prezantuar me të gjithë mashkullin që ka zemrën e saj, babain.

"Partneri i jetës. Vajza e babait."- shkruan Ori krahas fotos së ëmbël ku shfaqet me të atin, i cili po e mban teksa moderatorja i është hedhur në qafë.