Nga Shqipëria / E Enjte 9 Maj 2019, 10:10

Thuhet se do lë aktrimin për të kandiduar për kryetar bashkie, reagon Erion Isai

Aktori dhe moderatori i "BE Caffee", Erion Isai prej kohësh përveç se është prezent në ekran çdo të diel me rubrikën e njohur në ‘E diela Shqiptare’ ka marrë postin si drejtor i përgjithshëm i QKKF-së.

Së fundmi, në mediat e ndryshme është përhapur lajmi se aktori i njohur do të linte aktrimin për të kandiduar në zgjedhje si kryetar bashkie në qytetin e Ersekës. Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Tempora” në Ora News, Erioni ka zbuluar të vërtetën e këtyre lajmeve.

“Do jesh kandidati për Bashkinë e Ersekës?”, e pyet Sonila

“Ka kohë që  kandidatët vendosen nëpër studio televizive, ka shumë kohë. Kjo që sapo the është një lajm që qarkullon nëpër portale prej disa kohësh”, ja kthen Erioni.

“Unë e mora për të mirëqenë si lajm.”, i përgjigjet moderatorja.

“Nuk ka për të mirëqenë për sa kohë nuk vendos Tempora, Sonila dhe Erioni por Asambleja e Partisë Socialiste dhe sidomos vetë Kolonja. Unë kam 30 vite jetë, në të cilat 15 i kam kaluar në Kolonjë dhe 15 në kryeqytet. Marrëdhënien time me Kolonjën e kam parë gjithmonë si angazhim që do të thotë se atë çfarë kam pasur mundësi të bëj dhe ta jap e kam dhënë, do ta jap sa herë të më jepet mundësia dhe të kem mundësi.” 

“Marrëdhënia ime me Kolonjën është fundi i funksionit dramaturgjik të Shekspirit që vazhdon edhe kërkon 'pse-në' deri në momentin kur përgjigja është sepse e dua. Kolonjën e dua dhe kaq. Mjafton që unë të kemi një mundësi ti tregoj mirënjohjen atij qyteti. Dhe jap kontribut artistik sa herë më kërkohet, sa herë kam mundësi në çdo lloj angazhimi. Kolonjën e shoh si angazhim, çfarë unë kam mundësi ta bëj për atë qytet do ta bëj gjithmonë.”, ka përfunduar ai.