Moderatorja Bieta Sulo dhe emisionin "Ftesë në 5" është kthyer në një ndër të më të ndjekurit për publikun shqiptar. Bieta është shumë aktive dhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon imazhe nga e përditshmja e saj me djalin Kroi dhe partnerin Alban.

Së fundmi, moderatorja është kthyer pas në kohë dhe ka postuar një foto të vjetër të saj. Në të ajo shihet në një moshë shumë të vogël teksa ka pozuar në shatërvanin që ka ekzistuar dikur në qendrën e Tiranës.

“Ti e veshur yll po unë thuaj?” Ka shkruar Bieta pranë fotos ku shihet e veshur me xhins dhe me flokë të kapura me baluke.






