Luana, Enca dhe Eni janë tre këngëtare shumë të pëlqyera nga publiku dhe këngët e tyre kthehen në hite, por me siguri askush nuk e priste që ato të bëheshin bashkë në një mendim.

Të tre këngëtaret i kanë çmendur fansat me postimet e fundit ku tregojnë se këngët do t'i sjellin në bashkëpunim, por artistin me të cilin po bashkëpunojnë e mbajnë sekret.

Ishte Luana fillimisht që i bëri këtë pyetje fansave përpara se të publikonte këngën me Ramadan Krasniqin.

Ndërsa së fundmi dhe Eni e Enca e kanë ndjekur këtë trend të cilin me siguri do e përdorin më vonë edhe artistët e tjerë për t'i lënë fansat kuriozë.










