Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Maj 2019, 19:07

Meghan dhe Harry zbulojnë emrin super të veçantë të bebit mbretëror

Ditën e sotme dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry u shfaqën për herë të parë me djalin e tyre të porsalindur duke i kthyer të gjithë sytë nga vetja dhe portreti ëngjëllor i të voglit.

Pak më parë,nëpërmjet rrjeteve sociale çifti kanë lajmëruar se i kanë vendosur vogëlushit emrin e veçantë Archie.

"Duka dhe Dukesha e Sussex janë të lumtur t’ju njoftojnë se e kanë vendosur emrin e fëmijës së tyre të parë: Archie Harrison Mountbatten-Windsor"

"Ka temperamentin më të ëmbël në botë. Është shumë i qetë. Është magjike, është diçka e mrekullueshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që jam shumë e lumtur", është shprehur Meghan.

"Prindërimi qenka shumë i bukur! Ka vetëm 2 ditë e gjysmë me ne, por jemi magjepsur pas tij. Është gëzim", ka thënë Harry.