Më në fund këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, sidomos nga të rinjtë Enca po sjell një këngë të re. Për këtë projekt Enca po punon prej disa muajsh dhe tanimë është drejt përfundimit.

Këtë herë këngëtarja vjen me një bashkëpunim të cilin po e mban sekret e për këtë arsye fansat po çmenden.

Enca ka postuar një video në Instagram ku shprehet se kënga e re do të jetë hiti i verës 2019 dhe pyet fansat nëse e gjejnë dot me cilin artist është bashkëpunimi.

"Me bast që nuk mund ta gjeni", shprehet këngëtarja.
View this post on Instagram
Kujtojmë që bashkëpunimi i fundit i Encës ishte me Don Phenom ndërsa kënga e fundit është "Balad".






