Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Maj 2019, 16:04

Alban Skënderaj ka fansa edhe në Kinë, e pabesueshme ç'bëjnë për këngëtarin

Alban Skënderaj është padyshim një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, këngët e të cilit janë kthyer në hite që pëlqehen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Madje, hitet e këngëtarit dëgjohen deri në Kinë dhe këtë e ka treguar nëpërmjet një videoje kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka shkuar për një vizitë në Kinë dhe vendasit e kanë pritur me këngën "Mirëmëngjes" të Albanit, të cilës i kishin mësuar çdo fjalë.

"Eci në Kinë me 30 vetë. Se mos e merr vesh Noizy sa fansa ke në Kinë se na fike", shkruan Veliaj me humor në postim, ndërsa Albani ia ka kthyer:

"Po mirë, s’qenkemi keq! 1/4 e botës e paskemi të siguruar."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on