Dy ditë më parë, dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë prindër për herë të parë.

Meghan solli në jetë një djalë, emrin e të cilit çifti ende nuk e ka zbuluar për mediat. Mirëpo pak më parë, ata kanë treguar për "BBC" portretin e ëmbël të të voglit dhe e gjithë bota i ka sytë nga ai.

"Ka temperamentin më të ëmbël në botë. Është shumë i qetë. Është magjike, është diçka e mrekullueshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që jam shumë e lumtur!”- u shpreh Meghan, ndërsa Harry shtoi:

"Prindërimi qenka shumë i bukur! Ka vetëm 2 ditë e gjysmë me ne, por jemi magjepsur pas tij. Është gëzim!"






