Ditën e sotme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi një video ku opinionisti dhe blogeri i njohur, Olti Curri, ironizonte moderatoren Fjoralba Ponari për një lapsus që ajo bëri gjatë emisionit “E diell” ku tregonte se bukuria s’është vetëm çështje fati, por edhe çështje profesionalizmi.
View this post on Instagram
"Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si... si ta them...", thoshte Olti.

Mirëpo i menjëhershëm qe reagimi i Fjoralbës e cila i komentoi Oltit: "E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale". Siç duket Olti nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kthyer përgjigje duke bërë që debati mes tyre të vazhdojë gjatë.

“Prite qepe si ta duash, lapsusi ishte yll”, ja kthen Olti, ndërkohë Fjoralba i thotë:” Çështja është që po ta ofrojë të plotë, s’do kishe ç’të ironizoje këtu e ç’të kënaqje popullin”.

“Me thënë të drejtën kaq sa ke thënë mjafton, nuk ka rëndësi çfarë ke thënë në vazhdim sepse lapsusi është në këtë që thua. "Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është çështje fati është edhe çështje profesionalizmi"... Sipas teje të lindësh e bukur nuk është fat por edhe profesionalizëm!! Si lind i bukur me profesionalizëm?? Duke ndërhyrë në laboratorët e gjinekologjisë në AND?”, i ka kthyer Olti.

Fjoralba më pas ka sqaruar gafën e saj në një postim në Instastory duke ironizuar Oltin.
“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga video e Oltit. Kujt mund ti ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja normale do humbiste efektin parodik. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzit e palumtur i bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojmë lart e poshtë ant.ibu.lliz.min pastaj”, ka shkruar me ironi Fjoralba.







