Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit Sara Hoxha dhe Ledion Liço së bashku me vogëlushin London janë jashtë Shqipërisë ku dhe po shijojnë disa ditë pushimi. Siç u mësua, ata janë duke pushuar në ishujt Maldive në një nga resortet më përrallore dhe të shtrenjta.

Sara ka publikuar shpesh herë foto me të birin dhe ka ndarë me fansat pamje nga vendi ku po pushon, mirëpo si rrallëherë këtë mëngjes ajo ka ndarë një foto të bashkëshortit Ledion dhe djalit teksa po luajnë së bashku.

Kujtojmë që Ledioni prej muajsh është larguar nga rrjetet sociale dhe nga mediat pasi këtë sezon televiziv ai nuk ka prezantuar asnjë emision në ‘Top Channel’.






