Moderatorët e emisionit të mëngjesit "Wake Up", Ori Nebiaj dhe Isli Islami, janë kthyer në çiftin më të komentuar në media pas aludimeve se mes tyre kishte një marrëdhënie më shumë sesa vetëm shoqëri.

Të dy i kanë mohuar këto lajme, ndërsa kanë vazhduar të publikojnë po njësoj në rrjete sociale momente të ndryshme me njëri-tjetrin dhe video nga momentet epike në punë.

Së fundmi, Ori ndau në profilin e saj në Instagram një video nga prapaskenat e xhirimeve, ku ajo dhe Isli shfaqen duke kërcyer e duke kënduar, ndërsa në një moment Isli e mban Orin në krahë dhe të gjithë kanë nisur të qeshin.
View this post on Instagram
"Një mëngjes i zakonshëm pas emisionit live."- shkruan Ori krahas videos së tyre.







