Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Maj 2019, 10:10

Fëmijë me fat: Ja VIP-at që do i vendosin emrin djalit të Meghan dhe Harryt

Dy ditë më parë të gjithë janë gëzuar nga lajmi e Meghan Merkle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë. Dukesha solli në jetë një djalë i cili ende nuk është prezantuar ende për publikun.

Ishte Princ Harry ai që konfirmoi lajmin duke thënë se është shumë i lumtur dhe se Meghan dhe bebi janë shumë mirë. Ai rrëfeu se për pak ditë të gjithë do njihen me të në një dalje publike.

Mirëpo, ndërkohë që emri ende nuk është zbuluar, në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se bebi do të ketë si kumbarë disa nga emrat më të njohura në botë. Sipas ‘The Sun’, mendohet se aktori i famshëm George Clooney, do të jetë kumbari pasi vogëlushi ka lindur në një ditë me të.

Ndërsa nga ana tjetër mendohet se në listën e kumbarëve do të jetë edhe tenistja e njohur Serena Williams e cila është mikesha e ngushtë e Meghan.