Aktorja e njohur e filmave komedi është bërë nënë për herë të parë ditën e djeshme. Amy Schumer ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë me anë të rrjeteve sociale.

Aktorja ka postuar një foto ku shfaqej me vogëlushin në krahë dhe bashkëshortin teksa i dhuron një puthje.

"Fëmija ynë mbretëror lindi", shkruan Amy e cila gjatë gjithë kësaj periudhe ka bërë humor me faktin që ka qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me Meghan Markle.







