Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi më i rëndësishëm i modës, "Met Gala", ku VIP-at e ftuar mahnitën me veshjet e tyre ekstravagante. Një prej tyre ishte edhe Jennifer Lopez e cila si gjithmonë ra në sy.

Jennifer kishte veshur një fustan me thekë të Versaces dhe një aksesor i veçantë në kokë në formën e flokëve.

Mirëpo pikërisht këtë aksesor e kemi parë më përpara edhe në një set fotografik të Oriola Marashit.

Modelja ka postuar një foto ku krahason veten me Jenniferin duke treguar se këngëtarja e ka kopjuar look-un e saj.






