Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore që na bëjnë krenarë me arritjet e tyre, Rita Ora dhe Dua Lipa morë pjesë mbrëmjen e djeshme në eventin më të rëndësishëm të modës "Met Gala".

Të ftuarit duhet t'i përshtateshin temës së eventit duke u veshur sa më të ekzagjeruar, por a ja dolën dy shqiptaret?

Rita u shfaq me një fustan ngjyrë floriri me mëngë të gjata dhe shkëlqente nga koka tek këmbët.

Kurse Dua Lipa u shfaq plot ngjyra me një fustan shumë të veçantë.

Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje mediave të huaja ka qenë Dua Lipa për të cilën gazeta amerikane "Teen Vogue", shkruan se i është përshtatur temës së eventit.









