Një muaj më parë nisi transmetimin në televizionin "Klan" emisioni "Ditë për ditë", i prezantuar nga Albi Isakaj, Liesa Haxhiasllani, Kristi Janku, Joel Çela dhe Alba Çobaj.

Mirëpo kjo e fundit mungonte në puntatën e rradhës që u transmetua në ekran dhe sipas "Bordo", largimi i saj nga emisioni nuk ishte pa shkak.

Stafi drejtues i emisionit tregoi se Alba kishte probleme shëndetësore, megjithatë largimi i saj ishte vetëm për një ditë, pasi do rikthehet sërish në moderim me kolegët e saj.







