Nga Shqipëria / E Martë 7 Maj 2019, 13:01

Me Harry-n nuk shkon mirë, por shihni ç’bën për bebin e porsalindur William

Ditën e djeshme më në fund Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë për herë të parë prindër të një djali të cilit ende nuk ja kanë zbuluar emrin.

Ishte Harry ai që konfirmoi lajmin teksa në një  dalje për mediat tregoi se ishte shumë i lumtur dhe se shumë shpejt të gjithë do njihen me vogëlushin.

Mirëpo, duke pasur parasysh marrëdhënien e tensionuar mes dy vëllezërve Harry dhe William, të gjithë janë habitur nga urimi publik që Princ William i bëri të vëllait.

Faqja zyrtare e tij në ‘Instagram’ ka rishperndarë postimin e lajmit të lindjes dhe pranë tij ka shkruar: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që Duka dhe Dukesha e Suxxex janë bërë prindër të një djali, të cilin po presin me padurim t’a shohin,”. Ndonëse fansave u dukë një urim i ftohtë, ky urim hodhi poshtë të gjitha spekulimet se dy vëllezërit nuk flasin.