Nga Shqipëria / E Martë 7 Maj 2019, 11:11

Askush se kishte vënë re, moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël

Moderatorja dhe spikerja e njohur e lajmeve në "Vizion Plus", Lira Burgija është në pritje të fëmijës së parë.

Moderatorja e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe ndonëse çdo ditë del në ekranin e Vizion Plus ku jep lajmet, asnjëri nuk e ka vënë re ndryshimin  saj. Së fundmi, burime për ‘Bordo.al’ kanë treguar se gazetarja është në tremujorin e fundit të shtatzënisë.

Lira dhe partneri i saj Ertjani janë në pritje të fëmijës së parë dhe në verë pritet që fëmija i tyre të vijë në jetë.