Në 16 maj këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës”. Jonida do të performojë në gjysmëfinalen e parë që do të mbahet në Tel Aviv.

Jonida prej kohësh ka nisur një tur ku ka prezantuar këngën e saj e cila është pritur mjaft mirë në të gjitha vendet. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka mbërritur në Izrael ku dhe është bërë pjesë e festës së mirëseardhjes që u mbajt për të gjithë konkurrentët.

Në videot e publikuara nga Jonida në ‘Instastory’ shihet se fansat e huaj i kanë bërë këngëtares një pritje madhështore dhe të shumtë kanë qenë ata që janë munduar të këndojnë këngën e saj. Madje dhe shumë media kanë treguar interes për këngëtaren shqiptare.






