Nga Shqipëria / E Martë 7 Maj 2019, 00:12

Anjeza Shahini feston ditëlindjen më të bukur ndonjëherë (Pamjet)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anjeza Shahini më 4 maj kishte ditëlindjen e fotot nga festa ajo i ka ndarë sot me fansat duke u shprehur se kjo është ditëlindja më e bukur për të.

Arsyeja është vajza e saj, Tori e cila erdhi në jetë këtë vit dhe e ka lumturuar shumë këngëtaren dhe bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Edward Conolly. 

"Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar", shkruan Anjeza krah fotos ku shfaqet me vajzën të cilës ja ka mbuluar portretin.

Këngëtarja ka postuar edhe disa foto nga festa me miqtë dhe momentin e fryrjes së qirinjve.