Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 19:07

Luana konkurrencë këngëtareve, kënga e re e saj thyen rrjetin

Ditën e djeshme, Luana Vjollca publikoi më në fund videoklipin e saj të shumëpritur në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Ramadan Krasniqi. 

Bashkëpunimin me të Luana e mbajti në fillim sekret duke i lënë fansat shumë kuriozë.

Kënga e tyre mban titullin "Sonte" dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Kjo shihet nga komentet pozitive që Luana ka marrë për këngën, por edhe shikimet në Youtube të cilat po arrijnë drejt milionit.

Luana po punon që të publikojë gjatë verës edhe projekte të reja pasi aktualisht është fokusuar tek muzika.