Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 19:07

Tayna i bën dhuratë vetes makinë të re super luksoze

Reperja shumë e komentuar në media e rrjete sociale, këngët e të cilës kthehen gjithnjë në hite që i dëgjojmë kudo, Tayna i ka bërë sot vetes një dhuratë të shtrenjtë.

Reperja ka blerë një makinë luksoze Mercedes Benz pranë së cilës shfaqet në foton më të fundit.

Sa i përket aspektit profesional Tayna po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit "Kce", po mban koncerte dhe gjithashtu po përgatit një tjetër hit që pritet të publikohet këtë verë.