Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 18:06

Trendi i ri në internet janë qimet e hundës dhe vajzat po lënë nam

Trendet në internet ndonjëherë janë shumë qesharake dhe kështu është edhe trendi më i fundit me qimet e hundës, ato të cilat njerëzit i presin ose i shkulin.

Të kesh qime në hundë është kthyer në modë dhe vajzat po vendosin qerpikë fallco brenda hundës për t'i bërë të duken si qime.

Trendi nisi nga një vajzë e re e cila përdori qerpikët fallco për të krijuar idenë se kishte rritur qimet e hundës dhe më pas shumë të reja ndoqën këtë trend duke bërë foto qesharake.