Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 16:04

Çiljeta mbulohet për Ramazan dhe kërkon falje publikisht

Ditën e sotme nis muaji i Ramazanit dhe besimtarët do të agjërojnë për një muaj nga agimi deri në perëndimin e diellit dhe një prej besimtarëve të devotshëm është edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta.

Ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet e mbuluar me shami dhe shkruan se mezi e ka pritur këtë muaj.

"Mezi e kam pritur këtë muaj. Agjërim të mbarë, të lehtë, të bukur dhe plot energji të mirë të gjithëve, personalisht po e gëzoj si një femër e vërtet myslimane", shkruan Çiljeta.

Në një postim tjetër këngëtarja kërkon falje për tri gjëra dhe për tri njerëz: "Nëse e zemërova dikë, nëse e dëmtova dikë, nëse e ngushtova dikë".