Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 14:02

E mbani mend Viganin e Big Brother? Ish-banori po i çmend vajzat me pamjen e re

Një nga banorët më të komentuar të 'Big Brother Albania' dhe që ka spikatur që në daljen e tij të parë në ekran ka qenë Vigan Shehu i cili njihet dhe si vëllai i Valon Shehut. Vigani mori pjesë në reality shown e njohur vite më parë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e  tij.

Ndonëse aventura e tij në shtëpinë e famshme nuk zgjati shumë, Vigani vijoi për një periudhë të gjatë të merrej me muzikë dhe të ishte prezent në media. Megjithatë, prej kohësh publiku nuk ka dëgjuar më për të.

Së fundmi, ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ndryshimin e madh që ka pësuar në pamje. Në disa foto të publikuara në ‘Instagram’ ai ka treguar se ka bërë stërvitje të vazhdueshme dhe është kthyer në një ‘body builder’ të vërtetë. Ndryshimet e mëdha në trupin e tij kanë marrë vëmendjen e të gjithëve dhe ai ka zbuluar se ka fituar çmimin si kampion mbarëkombëtar në sportin e njohur.