Partnerja e Feros, Arbenita Ismajli, numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku ka uruar së fundmi publikisht Ramazanin.

Mirëpo, në foton e publikuar, ndjekësit janë kapur keq me Arbenitën, duke i thënë të vishet dhe të respektojë rregullat e këtij muaji.

"Është koha të boshatisim stomakun dhe të ushqejmë shpirtin."- shkruan modelja krahas fotos ku bien në sy komentet si:

"Mbuloji shpatullat për Ramazan oj bijë"
"Kap vishu se duhet me ta heq followin"
"Po veç Ramazani s'don mu desh cullak, përmbaju rregullave të agjërimit."- janë disa prej komenteve në foton e Arbenitës.






