Dj Sardi është një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, ku ka ndarë së fundmi në video me të atin, kompozitorin Flamur Shehu.

Në videon e publikuar në Instastory, babai i Sardit shfaqet duke i rënë pianos në shtëpi, ndërsa Sardi i thotë se ka gabuar në dy vende.

"Ku gabova, tek orekstralja apo tek kënga?"- e pyet i ati, të cilit Sardi ia kthen: "Tek pjesa e këngës."
"Ti s'merr vesh gjë fare më duket mua. Dëgjoje këtu dëgjoje."- i thotë babai Sardit dhe nis të luajë sërish në piano, ndërsa Sardi shkrihet së qeshuri teksa e filmon.
"Kur s'ke ça të bësh", shkruan ai me humor krahas videos së publikuar.






