Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 09:09

Në pritje të bëhet nënë, Ariana Fejzullahun e gjen belaja

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti çifti do të bëhen prindër për herë të katërt.

Ditën e djeshme u zbulua se bashkëshortja e këngëtarit ishte në pritje të një vajze dhe në intervista të mëparshme Ermali ka treguar se vajzat janë pika e tij e dobët dhe do të ishte i lumtur nëse do të bëhej sërish me një të tillë.

Mirëpo, teksa pret të bëhet sërish nënë, Arianës i ka ndodhur e papritura në rrjete sociale. Dikush i ka marrë asaj llogarinë e Instagramit, e cila tashmë mban emrin dhe fotot e një mashkulli turk, siç mund ta shihni më poshtë.