Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe familja e saj përherë e kanë treguar dashurin e madhe që kanë për vendlindjen. Ata shpesh herë e vizitojnë Kosovën dhe mundohen që të ndihmojnë vendin.

Së fundmi, prindërit e këngëtares, Vera dhe Nik Ora, kanë zbuluar se kanë blerë një shtëpi në Kosovë. Ndonëse ata jetojnë të gjithë në Londër, kanë menduar që sa herë të kthehen në Kosovë të kenë një shtëpi të tyre ku mund të qëndrojnë.

Lajmin e ka dhënë vetë Vera e cila ka publikuar një foto të vilës luksoze në profilin e saj pranë së cilën ka shkruar: “Shtëpia është aty ku qëndron zemra. Megjithëse jetojmë në Londër, është e rëndësishme për ne që fëmijët dhe brezat e së ardhmes të kenë mundësinë që të vizitojnë vendlindjen tonë Prishtinën, në Kosovë.”








