Nga Shqipëria / E Hënë 6 Maj 2019, 09:09

Moderatorja shqiptare ndahet nga burri, zbulohet lidhja e saj e re

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Why not" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur e 'Ditë e re' Dajana Shabani e cila ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e saj. Prej kohësh në media është përfolur se Dajana dhe bashkëshorti i saj janë divorcuar, mirëpo vetëm mbrëmjen e djeshme ajo konfirmoi ndarjen duke treguar se tashmë është në një lidhje të re.

“Dita jote më e sikletshme ka qenë dita e celebrimit?”, e ka pyetur Roza.

‘Po’, përgjigjet Dajana teksa Roza e pyet përsëri: Çfarë komenti ke ti tani që je këtu?

“Tani jam e dashuruar kështu që jam duke parë përpara. Jam e ridashuruar!”, ka përfunduar ajo duke mos zbuluar më për partnerin e ri.