Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 21:09

Do qeshni me lot: Besi rrezohet në mes të skenes

Me emisionin e tyre "BE Coffee", Besi, Erioni dhe Olsi i dhurojnë të qeshura publikut çdo të diel me batutat dhe skeçet që zhvillohen në studio. 

Sot ishte e ftuar Ronela Hajati e cila u bë pjesë e një skeçi në të cilin Besi i veshur si femër.

Mirëpo takat shumë të larta nuk e lejuan Besin të ecte për shumë gjatë dhe u rrezua.

Edhe gjatë skeçit aktori nuk arriti të mbante ekuilibrin dhe u rrezua sërish, moment i cili shkaktoi shumë të qeshura.