E ftuar në "E diell", Manjola Nallbani ka folur si rrallëherë për jetën e saj private dhe raportin me bashkëshortin e saj Sokolin. Këngëtarja tregoi se bashkëshorti nuk është as liberal, por as konservator.

"Bashkëshorti im është shumë i mençur, (jo se është bashkëshorti im). Ai nuk është as liberal, as konservator. Në fillim ishte xheloz sepse nuk më njihte, tani që më njeh nuk ka nevojë të jetë as njëra e as tjetra se e di kë ka në shtëpi”, u shpreh Manjola.

E pyetur si reagon Sokoli kur lexon lajme me foto të sad në plazh, këngëtarja u përgjigj: "Lum si unë që kam këtë grua".






