Pak ditë më parë djali i Tunës dhe Patrisit, Tiani festoi ditëlindjen e në këtë 2-vjetor vogëlushit i përgatitën një festë përrallore ku ishin të ftuar familjarë e miq.

Mirëpo mes tyre mungonte vëllai i Patrisit, Roberti i cili nuk i ka marrëdhëniet mirë me Tunën, por kjo nuk ishte arsyeja pse ai mungoi në festë.

I ftuar në emisionin "1 kafe prej shpisë", Roberti ka treguar se ditën kur do festohej ditëlindja e Tianit ai ndodhej në Ulqin për një event. Më pas këngëtari është rikthyer në Prishtinë pasi babai i tij do operohej në zemër.

"Isha në Ulqin dhe gjysmë ore para se të fillonte organizimi që po mbahej atje, mësova që babi do operohej në zemër dhe u nisa menjëherë. Për 2 orë e 10 minuta kam arritur në Prishtinë. Prandaj nuk shkova dot në ditëlindje", u shpreh Roberti.









