Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 18:06

Ledrit nuk i del inati me reperet: Nesër do bëheni nëna, do ju dëgjojnë fëmijët

I ftuar ditën e sotme në "E diell", Ledri Vula ka folur për herë të parë për deklaratën e tij të keqkuptuar lidhur me femrat repere, deklaratë e cila bëri bujë.

“I vetmi gabim që kam bërë është që kam folur në studio me mendimin që njerëzit më kuptojnë ashtu siç unë i them fjalët. Kur flas në studio, gazetarët më kuptojnë plotësisht mua, çfarë mendoj dhe si e mendoj, mirëpo ata përtej ekranit nuk më kanë kuptuar siç duhet duhet. 

Unë normal që nuk mendoj ashtu përndryshe s'do të kisha bërë këngë me Taynën dhe më vjen keq që në emisionin NIN është keqinterpretuar ajo që kam thënë.

Unë mendoj që femrat duhet të bëjnë rap, por duhet të kenë kujdes me fjalët e'pista' sepse nuk u ka hije dhe le ta marrin si të duan këtë që po them. Përdorimi i fjalëve të tilla në tekste s'na ka hije as ne, djemve, jo më femrave apo gjithkujt tjetër që merret me rap.

Nesër reperet do bëhen nëna dhe kur fëmija i tyre të dëgjojë dikë që të flasë përdrogën, si do ndihen? Mund të bëhet një rap i mirë dhe pa përdorur fjalë të tilla", u shpreh Ledri.