Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 16:04

Ozil vendos datën e dasmës me aktoren turke, mediat gjermane i kthehen kundër

Pas tre vitesh bashkë, futbollisti Mesut Ozil dhe aktorja turke Amine Gulse do e kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë muajin tjetër. Çifti pritet të bëjnë 3 dasma madhështore, në Gjermani, Suedi dhe Turqi.

Dasma do të mbahet në 7 qershor në një hotel luksoz në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit. Mirëpo përzgjedhja e kësaj date martese, mediat gjermane e kanë komentuar si të qëllimshme.

Sipas tyre, Ozil ka vendosur me qëllim ta bëjë dasmën një ditë para ndeshjes Bjellorusi-Gjermani, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish-shokët e tij nga Kombëtarja.

Dëshmitar martese në ceremoninë e çiftit do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.