Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 15:03

Harrojeni bjonde: Fioralba Ponarin nuk do ta njihni me flokë të kuqe

Moderatorja shqiptare e emisionit "E diell", Fjoralba Ponari ndonëse është e re në skenat shqiptare ka tërhequr vëmendjen që në daljen e saj të parë në ekran dhe komentohet shumë gjatë nga fansat.

Fjoralba është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh herë komunikon me fansat nëpërmjet opsionit pyetje-përgjigje ku i përgjigjet të gjitha kurioziteteve që ata mund të kenë.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet me flokë të kuqe ku duket shumë më ndryshe nga çka jemi mësuar ta shikojmë. Pas fotos të gjithëve u ka rënë në sy ngjashmëria e madhe që prezantuesja ka me aktoren turke Elcin Sangu, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur pas rolit të Defnes në telenovelën 'Dashuri me qira'.

“Unë them të pyesim Elcin-in ç’mendim ka”, ka shkruar pranë mesazheve të shumta Fjoralba.