Djali i moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko, Zëri që tani është bërë shumë i njohur për publikun dhe komentohet gjatë në media. Prindërit e tij kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video me vogëlushin duke i bërë atij shpesh dedikime plot dashuri.

Mirëpo, ditën e sotme Zëri ka marrë një dedikim publik nga një person shumë i veçantë. Stërgjyshja e tij së bashku me Gjikon kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Diçka po zihet”. Gjyshja e reperit ka surprizuar nipin e saj dhe Elitën teksa ka nisur dhe ka kënduar një këngë për Zërin në mes të emisionit.

Në videon e postuar nga Elita në ‘Instastory’, Gjiko shihet shumë i lumtur pranë gjyshes së tij teksa ajo këndon për vogëlushin Zëri.







