Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 11:11

Sara dhe Ledioni largohen nga Shqipëria, ja vendi përrallor ku po qëndrojnë

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara në mediat rozë të cilët gjithmonë tërheqin vëmendjen me jetën e tyre private. Siç dihet ata janë shumë diskret dhe rrallëherë publikojnë foto nga e përditshmja e tyre.

Megjithatë, së fundmi nëpërmjet disa postimeve Sara ka zbuluar se së bashku me Ledionin dhe London është larguar nga Shqipëria për disa ditë pushimi në një vend ekzotik.

Në fotot e publikuara në Instastory, shihet se çifti ka udhëtuar në një vend të largët mirëpo ende nuk kanë zbuluar vendodhjen. Ndërkohë në foto shfaqet edhe vogëlushi London i cili shihet teksa po luan dhe po shijon pushimet.