Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 10:10

I kërkoi një mundësi të dytë, gruaja e refuzon burrin në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bej të lumtur" është trajtuar historia e një çifti të cilët ishin ndarë pas shumë vitesh. Çeliku dhe Klodjana ishin njohur vite më parë dhe ishin martuar. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, me të cilët Çeliku nuk kishte aspak marrëdhënie të mira.

Për ketë arsye mes çiftit vazhdimisht kishin lindur zënka dhe debate që lidheshin me fëmijët e sidomos me martesën e shpejt të vajzës, për të cilën Çeliku nuk ishte aspak dakord. Burri rrëfeu në emision që Klodjana nuk i ndante me të problemet që fëmijët kishin dhe duke qenë se ata i mbanin shumë të fshehta mes tyre kishin lindur keqkuptime. Për shkak të debateve të vazhdueshme, Klodjana dhe djali kishin vendosur të largoheshin nga shtëpia dhe ta linin Çelikun.

Çeliku i ishte drejtuar emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ për t’i kërkuar një mundësi të dytë Klodjanës që ata të ribashkoheshin dhe mos t’i jepnin fund martesës së tyre. Mirëpo, të gjithë janë prekur teksa në studio Klodjana nuk ka pranuar të vijë dhe ka refuzuar ftesën.

Pavarësisht se ajo nuk erdhi, Çeliku i dha asaj një mesazh publik ku i ka kërkuar ta fal për të gjitha gabimet që ka bërë.

“Klodjana të kërkoj që të më falësh për gjithçka, pasi gabimet janë bërë si nga ana ime, ashtu dhe nga ana jote, por në përgjithësi nga ana ime. Problemet ekonomike që kemi pasur më kanë detyruar që të jem më i rreptë dhe më i ashpër se ç’duhet, prandaj më fal”, ka thënë Çeliku i cili në fund zbuloi se Klodjana ndikohej shumë nga prindërit e saj, të cilët nuk e donin Çelikun për shkak të debateve që kishin pasur për një pronë.