Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 10:10

Thuhet se ka dy bosa që e financojnë, flet për herë të parë Isida Mollaymeri

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Mos i fol shoferit" në rubrikën 'Dance with Gracianon' ka qenë e ftuar balerina e njohur shqiptare, Isida  Mollaymeri, e cila ka zbuluar shumë të pathëna për jetën private dhe karrierën.

Në media Isida është komentuar gjatë sidomos për jetën e saj. Graciano e ka ngacmuar duke i thënë se ka dëgjuar se kanë qarkulluar lajme se ajo ka dy bosa që e financojnë, mirëpo lidhur me këto fjalë ajo i ka dhënë një përgjigje ditën e djeshme Gracianos.

"Jetoj në shtëpi me qera. Po të kisha ndonjë bos, do kisha ndonjë vilë sepse vd.es për shtëpi private, kështu që kjo ishte gjëja e parë që do i kërkoja", tha Isida duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet.