Ish-e dashura e Majkut, Majlinda Zeka ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot nga seti i ri fotografik të cilat i ka publikuar në Instagram.

Majlinda shfaqej e veshur me një fustan ngjyrënudë që i thekson format trupore dhe bukuroshja mori shumë komplimenta.

Në disa prej fotove Majlinda shfaqej me Roanin e pikërisht njërën prej këtyre imazheve, Majk e ka pëlqyer.

Majk dhe Majlinda vitin e kaluar ishin kryefjala e mediave me deklaratat që bënë ndaj njëri-tjetrit. Majk akuzonte Majlindën se nuk e linte ta takonte djalin ndërsa Majlinda e akuzonte reperin se nuk kujdesej për të.

Pas këtij sherri të bujshëm, Majk dhe Majlinda i kanë rregulluar raportet dhe reperi në "Xing me Ermalin" deklaroi se do e respektojë deri në fund të jetës sepse është nëna e djalit të tij.







