Nga Shqipëria / E Diel 5 Maj 2019, 10:10

Vajzë apo djalë? Zbulohet ç’po pret gruaja e Ermal Fejzullahut

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana siç dihet janë prindër të tre fëmijëve. Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari dhe bashkëshortja ishin në pritje të fëmijës së 4-të.

Lajmin e konfirmoi dhe vetë Ermali në një intervistë ku tha: "Po, e vërtetë është. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë, ajo ka rëndësi."

Arjana është treguar shumë e rezervuar dhe nuk ka publikuar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur, megjithatë së fundmi burime për ‘Prive’ kanë zbuluar se çifti i famshëm do të bëhen prindër të një vajze. Siç dihet Ermali tashmë është baba i dy vajzave dhe në intervista të ndryshme ka treguar se i ka pikë të dobët dhe se do ishte shumë i lumtur nëse do të bëhej sërish me një të tillë.