Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 23:11

Fansat e Butrintit çmendin Ermalin, moderatori zbulon kur do ta ftojë në emision

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku e sidomos nga të rinjtë të cilët prej kohësh kërkojnë që ai të ftohet në “Xing me Ermalin”. Në çdo postim të moderatorit Ermal Mamaqi, fansat e Butrintit e pyesin kur do e ftojë këngëtarin në emision dhe më në fund një përgjigje Ermali e ka dhënë sot.

“Shumë e kërkojnë Butrintin. Sa i mirë është”, u shpreh Ermali.

“Po pse se fton?”, e pyeti Majk i ftuar mbrëmjen e sotme.

“Jo akoma nuk e kanë kërkuar aq shumë”, u përgjigj Ermali duke treguar kështu se Butrintin do e kemi në “Xing me Ermalin”, sapo fansat e Butrintit të thyejnë rekord me komente.