Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 23:11

Momenti i sikletshëm, Amos dhe Genti shohin pa mbathje Linda Jaranin

Gjatë shfaqjeve ndodhin shpesh incidente të cilat janë të pashmangshme duke qenë se gjithçka ndodh drejtpërdrejt. Një incident i ka ndodhur edhe Gent Zenelajt dhe Amos Zaharias në “Boeing Boeing”. Genti tregoi se vajzat gjatë skenave ndërrohen dhe në një prej shfaqjeve, Linda kishte veshur mbathje ngjyrë mishi. Amos dhe Genti e kishin parë Lindën teksa ishin duke dhënë shfaqjen dhe ishin shokuar.

“Vajzat ka momente që ndërrohen gjatë skenave. Linda duhet të ndërronte uniformën dhe atë ditë kishte veshur një palë mbathje ngjyrë mishi. Kur e shihje nga brenda skenës dukej sikur ishte pa mbathje. Amosi prapa meje shihte Lindën dhe në mes të skenës ja bëri: “Ihhhhh”. E ndjeva që prapa meje diçka po ndodhte. U ktheva me stil dhe shoh të njëjtën gjë që kishte parë Amosi. Pasi mbarova skenën dola dhe i thashë Lindës: Pse ishe pa mbathje? Nuk isha tha Linda. Ka qenë një skenë ç’të të them”, tregoi Genti.