Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 22:10

‘Ke tre dashnore’, Gent Zenelaj flliq aktorin e njohur në mes të emisionit

Aktorët e shfaqjes “Boeing Boeing” që ka thyer rekord me shitje biletash, janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, ku kanë zbuluar shumë të pathëna dhe ngjarje që kanë ndodhur gjatë shfaqjes apo në prapaskenë. Amos Zaharia në shfaqje ka tre të dashura e për shkak të kësaj Ermali e pyeti aktorin nëse ka frikë mos edhe në jetën e vërtet e marrin për don-zhuan.

“Unë në jetën e vërtet jam qingj. Këta që nuk ta japin përshtypjen bëjnë kërdinë”, u përgjigj Amos duke lënë të kuptohej që e ka me Gent Zenelajn.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si një shok i cili ka tre dashnore, minimumi nuk i bën një telefon shokut të vetë derisa erdhi shoku dhe i zuri derën”, u shpreh Genti me humor, bazuar në rolet e tyre në shfaqje.