Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” janë aktorët e shfaqjes teatrale “Boeing Boeing” që po bën namin, Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Adriana Tolka, Rudina Dembacaj, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj. Shfaqja flet për aventurat dashurore të Bernardit i cili ka tre të dashura stjuardese nga vende të ndryshme.

Amos luan rolin e Bernardit don-zhuan ndërsa Linda, Adriana dhe Alesia rolet e të dashurave. Gjatë shfaqjes aktorët dhurojnë rreth 35 puthje në buzë. E vetmja që nuk ka asnjë skenë puthje është Rudina Dembacaj e cila luan rolin e guvernantes.

“Si mortjendihem, ça s’ndodh aty vetëm mua…”, u shpreh Rudina ndërsa Amosi e ndërpreu dhe deklaroi me humor: “Rudinën e puthim para dhe pas shfaqjes”, duke shkaktuar shumë të qeshura.

Aktorët zbuluan shumë ngjarje interesante që ndodhin gjatë shfaqjes, por edhe në prapaskenë. “Boeing Boeing” ka thyer rekord me shitje biletash dhe do të rikthehet shumë shpejt me shfaqjet në teatër.











