Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 22:10

Geti do nevrikoset, Majk i bën të papriturën në mes të ‘Xing me Ermalin’

Prej disa javësh në “Xing me Ermalin” ka nisur një rubrikë e re për të gjithë të ftuarit që mban emrin “Qimja e Getoarit”. Ermali i ofron të ftuarve mundësinë për të prekur një qime nga mjekra e Getoarit dhe kush dëshiron mund ta prekë ose të refuzojë.

Ndonëse ai dhe Geti janë miq, Majk ka refuzuar ta prekë qimen e reperit mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, ndërkohë që shumë të ftuar të tjerë nuk kanë refuzuar.

Gjatë emisionit Majk zbuloi se ai dhe Geti po përgatisin një album me këngë që do të publikohet para fundit të këtij viti.