Në ditët e sotme po marrin shumë famë edhe reperet e disa prej tyre madje kanë arritur shumë sukses si Tayna, Rina, Melinda etj. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Majk u pyet se cilën prej tyre pëlqen, por përgjigja e tij nuk pritej.

Majk i injoroi të gjitha reperet shqiptare, por edhe të huaja duke u shprehur se nuk i pëlqejnë. Madje reperi deklaroi se nuk ka dëgjuar asnjërën prej tyre.

“Të them të drejtën nuk jam fans i repereve femra. Nuk preferoj t’i dëgjoj. Më shumë më pëlqejnë femrat kur tingëllojnë si këngëtare. Nuk e kam dëgjuar ndonjërën”, u shpreh Majk.








