Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 22:10

Majlinda do ngelet pa fjalë, Majk bën deklaratën e fortë për të në ‘Xing me Ermalin’

Majk është komentuar shumë për jetën personale prej vitesh, pavarësisht se ai preferon që këtë pjesë ta ruajë sa më hermetike. Pak kohë më parë bëri bujë përplasja e tij me Majlinda Zekën e cila e akuzoi se nuk kujdeset për djalin. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Majk ka folur për herë të parë për këtë pjesë dhe për herë të fundit.

Reperi u shpreh se për Majlindën do ketë respekt deri në fund të jetës sepse është nëna e djalit të tij.

“Nuk kam shumë dëshirë ta ekspozoj në media jetën time personale. Kur kam dëshirë hedh ndonjëherë foto me djalin në Instagram. Për mua Instagrami nuk është faktor i rëndësishëm në jetë që çdo lëvizje timen ta postoj aty apo çdo ndjenjë timen ta tregoj aty. Për djalin tim kam dashninë më të madhe që ekziston dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës time. Ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund të jetës se është nëna e djalit tim”, u shpreh Majk.